Prishtina, Graçanica dhe Obiliqi koordinohen për projektet e përbashkëta ndërkomunale

15 mars 2021 | 11:38

Në hapësirat e Komunës së Prishtinës është mbajtur takimi me Komunën e Graçanicës dhe Obiliqit me temën “Diskutimi rreth projekteve potenciale të përbashkëta ndërkomunal”.

Në takim janë diskutuar temat të cilat paraqesin shqetësime të përbashkëta dhe kërkojnë zgjidhje me komunat fqinjë të ndërlidhura si dhe për projektet e përbashkëta.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se me Komunën e Obiliqit janë diskutuar temat të cilat kërkojnë trajtim të përbashkët siç janë ndotja e ajrit, zona ekonomike, trajtimi i ujërave të zeza si dhe mundësia e bashkëpunimit ndër komunal për çështjen e trafikut urban. Ndërsa me Komunën e Graçanicës janë diskutuar temat rreth korridori ekonomik në drejtim të Shkupit, shkarkimi dhe trajtimi i ujërave të zeza”, ka bërë me dije Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në…