Prishtina i kthehet fitoreve
15 prill 2023
| 17:46
FC Prishtina e mposhti Ferizajn, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.
Golat e fitores për kryeqytetasit i shënuan Leotrim Kryeziu në pjesën e parë, në minutën e 45’, dhe Endrit Krasniqi në të dytën, në minutën e 74’.
Prishtina edhe pas fitores mbetet në vendin e katërt me 41 pikë, pas 29 ndeshjeve. Teksa Ferizaj kthehet në pozitën e barazhit me 31 sosh.