Prishtina i kundërpërgjigjet Ballkanit me fitoren ndaj Ferizajt

04 mars 2020 | 18:54

Fitore shumë të rëndësishme në garën për titull në Superligë ka shënuar edhe Prishtina.

Kryeqytetasit në stadiumin “Fadil Vokrri” të mërkurën e munden Ferizajn (3-2). Mysafirët janë mbajtur vetëm deri në fund të pjesës së parë kur për 1-0 shënoi Ahmed Januzi. Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë realizoi edhe në fillim të pjesës së dytë, para se Otto John të shtoi epërsinë e Prishtinës në 3-0.

Dhjetë minuta para fundit, Ferizaj e shënoi golin e parë nëpërmjet Albin Krasniqi, kurse me pas shënoi edhe  Dajaku për rezultatin 3-2. Prishtina ngritët në pozitën e tretë me 41 pikë, kurse Ferizaj është në vendin e dhjetë me 22 pikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi ka alarmuar të gjithë Europën, ndërsa shumë shtete kanë…