Prishtina i lanë rrugët me detergjent

17 mars 2020 | 10:26

Komuna e Prishtinës ka nisur aksionin e pastrimit të rrugëve në mënyrë më të veçantë se herëve të tjera. Sikur në disa vende të botës, sot rrugët e kryeqytetit janë duke u pastruar me detergjent.

Ky pastrim po bëhet pas përhapjes së koronavirusit, virus me të cilin janë konfirmuar deri më tash 16 raste. Sipas koordinatorit për mirëmbajtjen e rrugëve, Bujar Abazi, kompanitë e kontraktuara nga komuna po punojnë me kapacitet të plotë që t’i lajnë edhe rrugët e lagjeve periferike të kryeqytetit. Abazi shtoi se, sipas nevojës dhe në koordinim me institucionet përkatëse, rrugët do të lahen edhe me klor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’i ngrijë çmimet…