![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/CB2F2F59-C992-40D3-BD20-7A12835CAEC2.jpeg)
Prishtina i prezanton treshen e frikshme sulmuese
12 qershor 2021
| 15:33
Mendurim Hoti, Xhevdet Shabani dhe Bleart Tolaj janë zyrtarisht futbollistë të FC Prishtina. Këtë e ka bërë të ditur vet klubi i Prishtinës, përmes njoftimit në ‘Facebook’.
Ata janë prezantuar gjatë ditës së shtune në zyrat e klubit të Prishtinës.
Hoti është blerë nga Feronikeli, Xhevdet Shabani nga Drita dhe Bleart Tolaj nga Hajduku.
Postimi i FC Prishtina në Facebook:
Blindohet sulmi!
Mendurim Hoti nga Feronikeli, Xhevdet Shabani nga Drita dhe Bleart Tolaj nga Hajduku
Mirë se vini djema në shtëpinë bardh e kaltër.