
Prishtina i rikthehet fitoreve
24 shkurt 2019
| 15:02
Skuadra e Prishtinës pas humbjes në javën e parë të sezonit pranveror nga Flamurtari, është këndellur sot duke shënuar fitore bindëse ndaj Lirisë (4-0).
Serinë e golave për kryeqytetasit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” e hapi pas dy minutave lojë, Gauthie Mankenda. Në pjesën e dytë Thaqi, Korenica dhe Hoxha shënuan tre golat e tjerë për të kompletuar fitoren e skuadrës kryeqytetase.
Në xhiron e radhës Prishtina i shkon Llapit, kurse Liria e pret skuadrën e Gjilanit.
/Epoka e re/