Prishtina i rikthehet fitoreve
20 tetor 2019
| 16:04
Pas barazimit ndaj Drenicës (0-0) në stadiumin “Fadil Vokrri”, FC Prishtina i është rikthyer sot fitoreve në ndeshjen ndaj Ferizajt (0-2).
Skuadra nga kryeqyteti arriti një trepikësh të madh nga përballja me skuadrën e Ferizajt, e cila vazhdon të ketë probleme të brendshme edhe në ketë edicion.
Në minutën e 22-të, Meriton Korenica e realizoi golin e parë për Prishtinën, kurse rezultatin final 0-2 e vulosi katër minuta para fundit të ndeshjes, Ahmed Januzi. Ratet më të mira për vendasit i patën Dajaku dhe Livoreka, por nuk arritën të mposhtin portierin Visar Bekaj.
Pas kësaj ndeshje, Prishtina është e pesta me 17 pikë, kurse skuadra e Ferizajt është e nënta me 9 pikë.
/Epoka e re/