Prishtina i rikthehet fitoreve. Liria ndan pikët me Drenicën
10 mars 2019
| 15:29
Prishtina pas humbjes nga Llapi dhe barazimit me Feronikelin sot i është rikthyer fitoreve, pasi e mposhti KEK-un (1-2).
Shtatë minuta pasi filloi ndeshja, Diar Miftaraj realizoi për 1-0, kurse kapiteni Armend Dallku njëzetë minuta me vonë shënoi për 2-0. Në fillim të pjesës së dytë vendasit u rikthyen në lojë më golin e shënuar nga Egzon Qerimi, por kjo ishte e tera që arriti kjo skuadër dhe ndeshja u mbyll me rezultat 1-2.
Në ndeshjen tjetër të elitës, Liria dhe Drenica kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1. Për vendasit realizoi Fatih Karahoda (24), kurse për mysafirët shënoi Edon Pasoma (31).
/Epoka e re/