Prishtina i thotë Ukrainës: Jemi me ju
24 shkurt 2023
| 08:50
Një numër objektesh dhe monumentesh në Prishtinë janë ndriçuar mbrëmë me ngjyrën kaltër e verdhë, që përfaqësojnë flamurin e Ukrainës, me rastin e përvjetorit të parë të luftës në Ukrainë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa pamje të qytetit dhe ka njoftuar se këtë veprim e kanë bërë në shenjë solidarimi me popullin e Ukrainës.
Postimi i tij i plotë:
Prishtina u ndriçua me ngjyrën e kaltër dhe të verdhë, në shenjë solidarizimi me popullin e Ukrainës ??
Jemi me ju!
#justiceforukraine #slavaukraini