![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/fc-prishtina-1.jpg)
Prishtina ia ‘terron’ edhe një herë Dritës
24 shkurt 2021
| 14:56
FC Prishtina për herë të tretë rresht brenda pak javësh e ka mposhtur kampionen në fuqi të Superligës, Dritën.
Kryeqytetasit e shënuan golin e parë kundër Dritës në minutën e 18-të, kur krosimin e Krasniqit e shfrytëzoi Leotrim Bekteshi që realizoi për 1-0. Ekipi mysafirë nga minuta e 61-të, ka luajtur pa një lojtar, pasi u përjashtua nga loja Onoka.
Dhjetë minuta me vonë Kastriot Rexha e barazoi rezultatin, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Në fund të ndeshjes rezultatin final e vulosi Tun Bardhoku, i cili pak minuta pasi hyri në lojë shënoi për 2-0.
Pas kësaj xhiro, Prishtina ngritët në kuotën e 41 pikëve dhe është në vendin e tretë, Drita pozicionohet një pozitë me lartë me 44 pikë.
/Epoka e re/