Prishtina – Japonia 2:1, viti 1983

25 nëntor 2022 | 08:51

Faruk Domi

Vitet e arta të futbollit të Kosovës padyshim që karakterizohen me sukseset e Klubit të Futbollit Prishtina  e cila, pasi fitoi titullin e Kampionit në Ligën e Dytë federative, u kualifikua në elitën e futbollit të ish-YU.  Sukseset e saj vazhduan edhe në këtë nivel duke qenë befasia më e madhe jo vetëm me rezultate, por edhe me numrin më të lartë të spektatorëve duke luajtur si vendas.

Arsyeja kryesore pse vendosa të shkruaj këtë tekst është befasia dhe fitorja e selektorit të Japonisë ndaj kampionit të katërfishtë botëror, Gjermanisë. Para plotë 39 vjetësh në Prishtinë, më 1983, u zhvillua një ndeshje miqësore e pazakontë KF “Prishtina – Japonia”.

Gjenerata e artë e Futbollit të KF “Prishtina” në atë ndeshje tregoi vlera të larta të lojës së futbollit kosovar jo vetëm duke fituar ndeshjen 2 :1, por edhe duke qenë superiore në të gjitha elementet e kësaj loje magjike.

Ishte kjo ndeshja e parë ndërkombëtare dhe e vetmja  e kësaj gjenerate.

Pse mendova  rikthimin në kohë? Sepse kisha vetëm një arsye për t’i informuar dhe për t’u treguar gjeneratave të reja se Kosova ka  pasur një të kaluar të suksesshme dhe të ndritshme futbollistike, duke luajtur në futbollin  e ish- YU   KF “TREPÇA” 1977 dhe KF “PRISHTINA” 1983/88, e  cila ka qenë e vlerësuar ndër pesë shtetet më cilësore të futbollit botëror.

Në futboll çdo gjë është e mundur, andaj edhe suksesi i fundit i kombëtares japoneze ndaj Gjermanisë dëshmon një gjë të tillë.

Si qëllim tjetër është që ne t’i inkurajojmë ekipet tona të cilat na përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare për suksese të reja, kurse kombëtares i dëshirojmë suksese në kualifikimet për botërorin e ardhshëm.

Më poshtë  një foto e gjeneratës së artë KF “PRISHTINA”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Alisa Velaj Në tetorin e vitit 2013, përmbledhja me…