Prishtina, kampione në Ligën Ballkanike
14 prill 2024
| 22:13
KB Sigal Prishtina Mercure është shpallur për herë të tretë kampione në Ligën Ballkanike.
Në finalen e këtij viti, skuadra e drejtuar nga Albert Sylejmani mposhti AEL-in nga Limassoli, nikoqirët e “Final 4”.
Ndeshja e zhvilluar në “Nicos Solomonides Arena” përfundoi me shifrat 72:67.
Shaheed Davis me 16 pikë dhe Donte Clark me 15 sosh ishin basketbollistët më meritorë në triumfin e prishtinasve.
Te qipriotët u dalluan Jerai Grant dhe Jordan Shepherd me nga 17 pikë secili.
Për Prishtinën është hera e tretë në histori të klubit që fiton titullin e më të mirës në këtë garë, në finalen e tretë.