Prishtina, kampione vjeshtore në Superligë
02 dhjetor 2018
| 17:06
FC Prishtina është kampione vjeshtore në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Në ndeshjen e fundit kryeqytetasit e fituan derbin ndaj Dritës me rezultat 2-0. Golat e fitores në këtë ndeshje i realizuan Meriton Korenica, në minutën e 56-të, dhe Basit Khalid në minutën e katërt të kohës shtesë.
Prishtina e mbylli këtë sezon në vendin e parë me një pikë me shumë se skuadra e Feronikelit, e cila pozicionet e dyta. Ndërsa kampionia aktuale e elitës, Drita e përfundon sezonin vjeshtor në pozitën e gjashtë me 23 pikë.
IPKO Superliga
Prishtina – Drita 2-0
Trepça ‘89 – Ballkani 1-0
Gjilani – Ferizaj 1-0
Drenica – KEK-u 5-1
Llapi – Liria 1-0
Feronikeli – Flamurtari 2-0
/Epoka e re/