Prishtina kërkon fitore ndaj Vushtrrisë
Katër ndeshje të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) luhen sot (e shtunë) dhe në të gjitha pritet të ketë rivalitet. Prishtina që është në vend të parë, luan si mysafire e Vushtrrisë, nga ora 20:00.
Vushtrria është e treta me 7 pikë, ndërsa vushtrriasit kanë premtuar angazhim maksimal për të rivalizuar sa më shumë Prishtinën. Ka mobilizim te Vushtrria në tentim për ta mposhtur Prishtinën që udhëheq me 10 pikë. Në Mitrovicë përballen Trepça e Prizreni nga ora 19:00. Edhe në këtë takim pritet rivalitet. Trepça është e pesta me pesë pikë, kurse Prizreni i teti me dy pikë.
Nga ora 19:00 luhet edhe takimi Kastrioti – Drenica, kurse në orën 19:30 fillon ndeshja Drita – Vëllaznimi. Ndeshja në mes të Besa Famgas e Llapit është shtyrë për shkak të aktiviteteve me kombëtare të lojtarëve të klubit pejan.