Prishtina kërkon rezultat pozitiv ndaj Fola Esch

11 korrik 2018 | 10:40

Skuadra fituese e Kupës së Kosovës në futboll, Prishtina, do të përballet sot (e mërkurë) nga ora 18:00 me skuadrën e CS Fola Esch në kuadër të Ligës së Evropës.

Sulmuesi Ahmet Januzi e ka vlerësuar mjaft shumë skuadrën kundërshtare, por është optimist se Prishtina mund të marrë rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

“Meqë e kemi kaluar raundin preliminar, tani është shumë e rëndësishme për ne që të paraqitemi sa më denjësisht edhe në raundin e parë duke shpresuar se do të na përcjellë suksesi edhe në këto dy ndeshje të radhës. Kemi përballë kundërshtar që nuk është për t’u nënvlerësuar. Ma merr mendja shumë më i fortë se Europa FC por, sido që të jetë, ne do ta respektojmë çfarëdo kundërshtari që do të jetë, më i fortë apo më i dobët, nuk ka rëndësi. Do të udhëtojmë ta japim maksimumin me qëllim të kalimit të raundit. Ky është synimi ynë, të paktën”, ka thënë Januzi për faqen zyrtare të Prishtinës. Ndeshja në mes të CS Fola Esch dhe Prishtinës zhvillohet nga ora 18:00 në Luksemburg.

 

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë…