Prishtina kërkon trofeun e tretë në Ligën Ballkanike
Sigal Prishtina të dielën do të kërkojë trofeun e tretë të Ligës Ballkanike.
Bardhekaltrit do të kenë një sfidë aspak të lehtë, pasi përballën me skuadrën qipriote, AEL Limassol, që është organizatore e “Final 4”, dhe do të kenë përkrahjen e tifozëve.
Sfida zhvillohet të dielën nga ora 19:30, kurse për vendin e tretë do të luajë Peja, që ndeshet me Lovcenin e Malit të Zi.
Prishtina ka fituar dy herë këtë garë, dhe është në kërkim të trofeut të tretë. Tre trofe ka vetëm Levski Sofja e Bullgarisë.
Bardhekaltrit kanë triumfuar më 2015 dhe 2016, dhe në finalen e tretë duan trofeun e tretë.
Në finale të kësaj gare kanë qenë, Peja edicionin e kaluar dhe Bashkimi më 2018.
Në tri vitet e fundit kanë qenë skuadrat izraelite që kanë fituar, derisa më 2021 ishte anuluar për shkak të Covid 19.