Prishtina: Kokën lartë djema, vazhdojmë përpara!
Skuadra e Prishtinës e ka përfunduar kampionatin 2018/2019 në vendin e dytë, pasi në ndeshjen e fundit vendimtare për titull pësoi humbje nga Feronikeli (1-0).
Klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka vlerësuar se ky grup i lojtarëve do të mbahet në mend për çiltërsinë dhe karakterin e lartë.
“Të gjithë ata që iu njohin e dinë sa keni sakrifikuar për një vit gara. Krejt çfarë keni arritur e keni arritur vetëm me mundin tuaj. Humbja e titullit dhemb shumë, por mundin në 32 ndeshjet tjera askush s’mund t’ua humb. Gjenerata juaj do të mbahet në mend për çiltërsinë dhe karakterin e lartë që keni treguar FC Prishtina ka vite që nuk ka pasur ekip më unik e të bashkuar, të drejt moralisht e sportistë të vërtet. Kokën lartë djema, vazhdojmë përpara!”, thuhet në postimin e FC Prishtina.
/Epoka e re/