Prishtina konfirmon largimin e Dallkut
Trajneri Armend Dallku është larguar para disa ditësh nga Prishtina, por skuadra kryeqytetase vetëm sot e ka konfirmuar ndarjen me Dallkun.
“Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me kryetrajnerin Armend Dallku”, thuhet në njoftimin e klubit “bardhekaltër”.
Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:
Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me Dallkun
Klubi i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës.
Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me kryetrajnerin Armend Dallku.
Dallku, si trajner i Prishtinës, skuadrën e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72% të suksesit, 23 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me goldallim 73:25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës. Ish-kapiteni i skuadrës ka regjistruar si futbollistë i Prishtinës 151 ndeshje zyrtare.
Dallku do të mbetët ndër trajnerët më me autoritet i skuadrës. FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës.
(Epoka e re)