Prishtina konfirmon largimin e dy futbollistëve
14 dhjetor 2022
| 16:04
Mbrojtësi i krahut Gentrit Dumani dhe sulmuesi Marclei Cezar Santos nuk do të jenë më pjesë e FC Prishtinës.
Të dy futbollistët u transferuan gjatë verës por nuk patë shumë hapësira në ekipin.
FC Prishtina njofton se ndarja erdhi pas marrëveshjes së dyanshme në mes klubit dhe futbollistëve.
“Klubi jonë i falënderon për përkushtimin e treguar në stinorin vjeshtor në fanellën ‘bardhekaltër’. FC Prishtina Dumanit e Santosit iu uron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.