Prishtina konfirmon tetë futbollistë pozitive me Covid-19
Tetë futbollistë janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në skuadrën e Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i skuadrës kryeqytetase, Avni Durmishi.
Prishtina është në pritje të vendimit nga UEFA, që mund të anulojë ndeshjen, ani pse “bardhekaltërit” i kanë 14 futbollistë në dispozicion.
“Na nuk kemi shtet, le ma shëndetësi apo Institut. Prej 8 futbollistëve pozitivë nga laboratori i licencuar i UEFA-s në Spanje (Gjibraltari s’ka laborator të licencuar, edhe ata i bëjnë në Spanjë), 6 prej tyre asnjëherë nuk kanë dal pozitivë tek IKSHP-ja. Vetëm dy prej tyre kane dal njëherë pozitivë, pastaj negativë. Prishtina edhe me 8 futbollistë të infektuar, i ka edhe 14 futbollistë në dispozicion (portierët nuk përfshihen). Sidoqoftë edhe pak minuta para vendosjes se ekipeve në sistem, do te vendos direkt UEFA nga Nyoni. Por, problem tash munden me paraqit edhe autoritetet e Gjibraltarit”, ka shkruar Durmishi.
(V.Z / Epoka e re)