Prishtina kualifikohet në finale të Kupës

17 qershor 2020 | 18:18

Skuadra e Prishtinës është kualifikuar në finale të Kupës, pasi edhe në ndeshjen e dytë e mposhti Drenicës (2-3), kurse rezultati i përgjithshëm nga dyja ndeshjet është 6-2.

Ky është një sukses i madh për klubin kryeqytetas që do të mundohet të fitojë trofeun e Kupës, i cili mundëson edhe pjesëmarrjen në garat parakualifikuese të Ligës së Evropës.

Në pjesën e parë për mysafirët shënuan Leonit Abazi nga gjuajtja e lirë dhe Endrit Krasniqi nga penalltia, kurse në pjesën e dytë Prishtina sërish shënoi nga penalltia, por kësaj radhe shënues ishte mbrojtësi Leotrim Bekteshi.

Drenica më pas shënoi dy gola më anë të Flamur Mulecit dhe Kerim, por që ishin të pamjaftueshëm për të bërë përmbysjen.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Vushtrri. Dy…