Prishtina kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës
06 mars 2024
| 14:56
FC Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, pasi e mposhti me rezultat bindës 5-1 Trepçë ’89.
Kryeqytetasit ishin dominues në pjesën e parë dhe realizuan katër gola. Pas vetëm nëntë minutave lojë, Leotrim Kryeziun nga afërsia realizoi për 1-0, ndërsa Ardian Muja (25’) shënoi një gol të bukur për rezultatin 2-0. Në minutën e 40-të ishte Mërgim Pefqeli, i cili shënoi nga pika e bardhë për 3-0, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë Hasan Hyseni realizoi një supergol për rezultatin 4-0. Mysafirët shënuan në minutën e 72-të për rezultat 4-1, ndërsa Igball Jashari shënoi në minutën e 82-të për rezultat final 5-1.
/Epoka e re/