Prishtina kumbon me marshin e UÇK-së

25 prill 2020 | 21:15

Mijëra qytetarë në Prishtinë kanë lëshuar pikërisht në ora 21:00 këngën e marshit të UÇK-së në shenjë proteste ndaj Shkelzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili një ditë më parë hodhi akuza të pabazuara duke thënë se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime dhe kanë vrarë mbi 1000 serbë.

Kjo protestë u thirr mbrëmë nga Rinia e PDK-së por e cila u mbështetë në rrjete sociale nga dhjetëra mijëra qytetarë nga mbarë vendi.

Këto deklarata dhe mbështetja e Shkelzen Gashit për raportin e senatorit Dick Martyt kundër UÇK i cili raport është hedhur poshtë nga Prokuria e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumicës së qytetarëve dhe partive politike, me përjashtim të shumë aktivistëve e zyrtarëve të Vetëvendosjes që kanë dalë në mbrojtje të deklaratave të Shkelzen Gashit.

Në fakt nga këto deklarata nuk u distancua as Albin Kurti por ai për shkak të presionit të madh qytetar e ka liruar sot nga detyra Shkelzen Gashin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka vendosur të mos u imponohet futbollistëve për uljen…