Prishtina kundër Feronikelit, Ramadani komenton shortin e Kupës
18 shkurt 2021
| 16:50
Trajneri i FC Prishtina, Zekerija Ramadani e ka komentuar shortin e Kupës ku kryeqytetasit do të përballen me Feronikelin.
Ai ka thënë se për të arritur deri tek trofetë, duhen përballje dhe sukses ndaj skuadrave të mëdha.
“Për të arritur deri te trofeu, normalisht duhet të përballesh me të gjithë rivalët. Fati deshi të na binte shorti me Feronikelin, por të jem i sinqertë momentalisht nuk e mendoj fare Kupën, pasi që nesër kemi ndeshje tejet të rëndësishme kampionale. Ndeshjet e Kupës gjithmonë sjellin befasi, zhvillohet vetëm një ndeshje dhe kur të vjen koha për t’u ndeshur me Feronikelin do ta mendojmë edhe Kupën”, ka thënë Ramadani.