
Prishtina lëshon fitoren nga dora në sekondat e fundit përballë Dritës
Leotrim Kryeziu pati rastin në minutën e dhjetë ta kalonte Prishtinën në epërsi, por dështoi ta mposhte Faton Malokun nga penalltia.
Por, Kryeziu nuk dështoi në minutën e 25-të, kur arrit të shënonte për 1-0 nga loja e hapur.
Dhjetë minuta më vonë, Diar Halili dyfishoi epërsinë e Prishtinës, duke menduar se do ta fitonin këtë takim me lehtësi.
Në 45 minutat e dytë, Drita ia doli të befasonte Prishtinën duke ia shënuar tri gola.
Besnik Krasniqi shënoi nga penalltia për 2-1, duke ndezur edhe më shuam derbin.
Mirëpo, Drilon Ismali shënoi në minutën e e 75-të, për ta çuar rezultatin në 3-1.
Albert Dabiqaj filloi rikthimin për mysafirët, me golin e shënuar vetëm dy minuta më vonë për 3-2.
Kryeqytetasit menduan se po e fitonin derbin, por Drita ia doli të realizonte për 3-3 në minutën e 90+5-të me anë të Rron Brojës.
Pas javës së 20-të, Drita përkundër barazimit vazhdon si lidere me 44 pikë, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e katërt me 29 sosh.