
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart
25 prill 2024
| 21:20
Prishtina edhe pse ishte në epërsi gjatë gjithë kohës, në minutat e fundit Trepça arriti të kthehet në lojë për të fituar me rezultat 86:85.
Minatorët tani janë në epërsi prej 2-0 në serinë gjysmëfinale ndaj prishtinasve.
Pikët e shënuara nga Darnell Edge 19 sekonda para fundit, ia dhanë epërsinë Trepçës, 86:85.
Sigal Prishtina nuk arriti që të shënojë në aksionin vijues me Donte Clarkun.
Në sulm kërceu Derrick Wilson që tentoi për tri pikë, por nuk ishte i saktë.
Dhe pikët e Edget dolën të ishin vendimtare në fitoren e Trepçës të enjten mbrëma në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë.