Prishtina licencon 25 futbollistë për UEFA, mungojnë Januzi dhe Bardhoku
FC Prishtina ka licencuar 25 futbollistë për raundin paraeliminator kundër St Joseph’s të Gjibraltarit, ndeshje që zhvillohet të enjten më 27 qershor nga ora 20:45 dhe ndeshja kthyese më 2 korrik në Gjibraltar.
Megjithatë nuk janë licencuar Ahmed Januzi dhe Tun Bardhoku përshkak se nuk i kanë liruar ish-klubet e tyre. Por, ata do të kenë të drejt loje për raundin e parë kundër Rangers nëse kualifikohet Prishtina.
Ndërsa Prishtina falënderon për konstruktivitet klubet e Drenicës, Dritës dhe Flamurtarit.
Futbollistët e licencuar janë:
Portierë: 12. Visar Bekaj, 1. Alban Muqiqi, 36. Adi Hyla, 35. Laurit Behluli.
Mbrojtës: 2. Armend Thaqi, 13. Abdul Bashiru, 34. Agon Xhaka, 28. Leotrim Bekteshi, 4. Armend Dallku, 8. Ahmet Haliti.
Mesfushorë: 5. Diar Miftaraj, 18. Ergyn Ahmeti, 7. Lorik Boshnjaku, 6. Endrit Krasniqi, 21. Argjend Mustafa, 88. Ramush Ramadani, 20. Qendrim Zyba.
Mesfushorë ofensivë: 22. Lis Ahmeti, 23. Armend Gashi, 10. Meriton Korenica, 15. Gauthier Mankenda, 77. Trimron Selimi, 11. Kreshnik Uka.
Sulmues: 9. Basid Khalid, 17. Alban Shillova.