Prishtina – Liria, zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

15 shtator 2023 | 13:34

FC Prishtina rikthehet për të zhvilluar ndeshjet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Klubi kryeqytetas i kishte zhvilluar ndeshjes si vendas në terren jashtë kryeqytetit për shkak që të ruan fushën në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjet e Përfaqësues së Kosovës.

FC Prishtina përballet të dielën nga ora 15:00 me skuadrën e Lirisë, në kuadër të javës së pestë të Albi Mall Superliga e Kosovës ndaj Liria që zhvillohet të dielën më 17 shtator nga ora 15:00.

“I kemi njoftuar me kohë sipas propozicioneve të garave, FFK-në, Policinë e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë që marrin pjesë në organizimin e ndeshjeve kampionale, se ndeshja zhvillohet sipas orarit në fushën tonë në stadiumin, ‘Fadil Vokrri’. Po ashtu kemi shtypur biletat dhe iu kemi përgjigjur kërkesës së skuadrës mysafire për prezencën e tifozerisë së tyre. Prishtina rikthehet në fushën e saj pas mirëkuptimit që fusha të ruhej për ndeshjet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Klubi kryeqytetas ka ftuar tifozerinë që të jetë në numër sa më të madh në përkrahje të klubit të zemrës.  Çmimi i biletave është 3 euro në tribunën perëndimore, 2 euro në tribunën lindore dhe 1 euro në tribunën veriore, ndërsa tribuna jugore është e rezervuar për adhuruesit e klubit “Plisat”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moska do të shqyrtojë të gjitha propozimet për zgjidhjen e…