Prishtina me 41 të infektuar me koronavirus
19 qershor 2020
| 21:03
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me coronavirus, duke çuar kështu në 1 mijë e 998 numrin e personave të infektuar.
IKSHPK bën të ditur se sot janë testuar gjithsej 456 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Komuna e dytë pas Prishtinës është Gjakova me 14 raste. Pastaj komuna e Vushtrrisë me 7 raste, e Prizrenit 5 raste, në komunën e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste.
Në komunën e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec.
IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.