‘Prishtina më e rëndësishme se çdo pamje’, Gëzim Sveçla tenton të arsyetohet për veprimet vandale

09 dhjetor 2024 | 12:22

Asamblisti i Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, ka reaguar pasi me veprime vandale, ka dëmtuar mikrofonat në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai ka thënë se këtë veprim e ka bërë për t’i parandaluar pazaret që sipas tij, po dëmtojnë qytetarët.

“Për të pamundësuar vazhdimin e një seance të jashtëzakonshme klandestine të Kuvendit Komunal, ku do të votohej Plani Zhvillimor Komunal dhe zgjerimi i Zonës Ekonomike, në një moment kam provuar ta defunksionalizoi mikrofonin e Kryesuesit të Kuvendit. Edhe pse mikrofoni u rregullua, seanca u ndërpre në mungesë të kuorumit dhe, të paktën përkohësisht, nuk u miratuan projekte qe e dëmtojnë qytetin, e ngulfasin zhvillimin dhe ju shërbejnë pronave të oligarkëve duke i shndërruar nga toka bujqësore e hapësira të gjelbra në zona ekonomike. Pazaret personale e partiake, favoret e kusuritjet për financim të fushatave zgjedhore nuk mund të bëhen në dëm të qytetit Prishtinës. Mbase veprimet për t’i parandaluar këto pazare nuk janë pamjet që do të donim t’i shihnim, por Prishtina është më e rëndësishme se çdo imazh i paraqitur”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas…