Prishtina me fitore e mbylli stinorin e rregullt
Prishtinës i ka takuar ndeshje e fundit e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Prishtina të hënën e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 31:21. Kjo ndeshje kishte nisur të shtunën, por ishte ndërprerë pas lëndimit të rëndë të dy lojtarëve të Trepçës. Vaglir Buqinca e Alban Shabani patën një përplasje mes vete dhe pësuan lëndime të rënda.
Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 11-të, kur rezultati ishte 5:2 për Prishtinën. Të hënën ndeshja vazhdoj prej minutës së 11-të, ndërsa Prishtina arriti te fitorja. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:10 për prishtinasit. Në pjesën e dytë epërsia u rrit edhe më shumë.
Prishtina stinorin e rregullt e përfundoi në vend të dytë me 32 pikë, katër më pak se Besa Famgas. Trepça renditet e treta me 26 pikë.
Tani Besa Famgas, Prishtina, Trepça, Kastrioti, Vëllaznimi e Vushtrria do të garojnë në Superligën A ku vendoset për titull. Në Superligën B do të garojnë Prizreni, Drenica, Llapi e Drita. Në Superligën B garohet për të evituar rënien nga Superliga.
Trepça – Prishtina 21:31 (10:14)
Trepça: Terziqi, Sejdijaj, Mujka 3, Beqiri, Maxhera 3, Shala 1, Nimani, Klinaku 4, R. Shabani 2, Voca, K. Terziqi, Abazxhiku 3, Cimili 4, Fejzullahu, Shabani 1
Prishtina: Beqiraj, Agushi, Sherifi, Ademi 1, Gjuka 1, Bajqinovci 6, E. Ademi, Abazi 4, Ramadani 1, Prekazi 1, Syla 4, Terziqi 10, Beshiri 3