Prishtina me katër mungesa kundër Flogores
22 qershor 2021
| 09:41
FC Prishtina me katër mungesa në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj ekipit nga San Marino, Folgore.
Kampioni i Kosovës në futboll, FC Prishtina, do të ketë katër mungesa në ndeshjen e parë parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit prishtinas.
“Skuadra pati mungesën e Leonit Abazit (stërviti veçmas) dhe Samuel Mones – të dy këta të lënduar, kurse me skuadrën punuan Bekteshi, i suspenduar me kartonë dhe Tolaj i cili nuk ka mundur të licencohet para afatit kalimtar ndërkombëtar i cili fillon më 1 korrik”, thuhet në njoftim.
Prishtina do të luajë kundër kampionit të San Marinos, SS Folgore, ndeshje kjo që zhvillohet të martën nga ora 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.