Prishtina me marrëveshje për përmirësimin e mirëqenies sociale të fëmijëve bonjak
29 mars 2019
| 13:41
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, dhe drejtori i organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Shaker, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të përmirësimit të mirëqenies sociale dhe ekonomike të fëmijëve bonjak të kësaj komune.
Organizata “Qatar Charity” do të përkujdeset që fëmijët të marrin mbështetje edhe për shkollim, kujdes shëndetësor dhe avancim profesional, duke iu ofruar mundësi të barabarta për integrim në shoqëri.
/Epoka e re/