Prishtina me më së shumti deputetë në Kuvendin e Kosovës
Pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit dihet se kush do të jetë deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Në legjislaturën e shtatë kemi një përfaqësim më të madh të burrave kundrejt grave.
Nga 120 deputetë, 81 janë burra kurse vetëm 39 gra.
Mosha mesatare e tyre do të jetë 42 vjeç.
60 deputetë janë të njëjtë nga legjislatura e kaluar, 40 janë që kanë garuar për herë të parë, ndërsa 11 deputetë janë që kanë pasur dy apo më shumë mandate.
Nëntë deputetë janë zgjedhur për herë të parë, por që kanë garuar edhe në zgjedhjet e kaluar.
Komuna që ka më së shumti deputetë është ajo e Prishtinës me 17 deputetë, njofton Radio Televizioni i Kosovës.
Prizreni do të përfaqësohet me 16, Skenderaj me 10, Mitrovica dhe Peja me nga nëntë deputetë.