Prishtina me mungesa në finalen e Superkupës
Prishtina dhe Drita takohen të hënën më 13 gusht nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen finale të Superkupës.
Prishtina do të ketë tre mungesa për shkak suspendimeve. Dallku dhe Curri do të mungojnë edhe në dy ndeshje zyrtare, pasi në një ndeshje të finales së Kupës kanë munguar. Një tjetër mungesë është ajo e Meriton Korencës.
“Suspendimi më i çuditshëm është i Korenicës. Publiku i shumtë që pritet të jetë prezent, nuk do të mund të shijoj paraqitjen e tij. Korenica me Lirinë ka 4 karton të verdhë dhe sipas rregullave ndeshja e Superkupës e ka tretmanin e ndeshjes së fundit kampionale të edicionit paraprak të garave. Dhe në këtë mënyrë trajtohen futbollistët e ndëshkuar me karton të verdhë apo të kuq”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.