Prishtina me një njoftim para ndeshjes derbi ndaj Ballkanit

01 shtator 2022 | 21:13

FC Prishtina ndeshjen e parë për edicionin 2022/23 e zhvillon të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet ndaj FC Ballkanit me fillim nga ora 20:00.

Prishtina e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi tre ndeshjet e para të këtij kampionati i ka zhvilluar në udhëtim duke arritur dy fitore dhe një barazim.

Prishtina për këtë takim njoftoi se do të ketë një mobilizim të madh të tifozëve “Plisat”.

“Për ndeshjen e së dielës ndaj Ballkanit janë mobilizuar maksimalisht tifozët tonë besnik “Plisat” që ta përkrahin skuadrën masovikisht. Interesim të madh për bileta kanë shprehur edhe qytetarë të shumtë të kryeqytetit dhe jo vetëm”, thuhej ndër tjera në njoftim.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se paranojat e kryeministrit…