Prishtina me numrin më të madh të infektuarave me Covid-19
28 qershor 2020
| 01:04
Komuna e Prishtinës prinë nga komunat tjera të Kosovës me numrin e të infektuarve nga Covid-19.
Plot 44 raste të reja janë shënuar në kryeqytet nga 96 sa u shënuan në nivel vendi. Numër më i madh se kaq ishte vetëm në datën 15 qershor kur u regjistruan 46 raste.
Prizreni është komuna e dytë që e pason Prishtinën, por me një diferencë të madhe prej 10 rasteve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për shtim të kujdesit te qytetarët, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 48.