Prishtina me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 271 raste të reja me Covid, ku vetëm në Prishtinë 121 persona kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Podujevë 16 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 12 raste, Gjakovë 11 raste, Prizren 10 raste, Pejë 8 raste, Skenderaj 8 raste, Lipjan 7 raste, Rahovec 6 raste, Deçan 5 raste, Kamenicë 5 raste, Drenas 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Novobërdë 3 raste, Shtime 3 raste, Viti 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Mamushë dhe Vushtrri”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.