Prishtina me numrin më të madh të vizitorëve
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM3 2019.
Në tremujorin e tretë të vitit 2019 (TM3 2019), pjesë e anketës ishin 216 hotele të cilat ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, e kështu me radhë.
“Në TM3 2019 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 86 075, prej tyre 37.28 për qind ishin vendorë dhe 62.72 për qind ishin të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 155 784 net, prej tyre 31.78 për qind nga vendorët dhe 68.22 për qind nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 35 268 vizitorë dhe 63 037 net-qëndrime”, është thënë në raportin e ASK-së, duke theksuar me tutje se numri më i madh i vizitorëve të huaj vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.
/Epoka e re/