Prishtina me përmbysje mposhti Malishevën
10 prill 2022
| 15:50
FC Prishtina ka shënuar fitore ndaj Malishevës në ndeshjen e javës së 28-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt, ka përfunduar me rezultatin 3-2.
Gauthier Mankenda (59’), Leotrim Kryeziu (69’) dhe Otto John (89’) shënuan golat e fitores për kampionin në fuqi.
Kurse, Mërgim Pefqeli (44’) dhe Dren Kryeziu (76’) shënuan për mysafirët.
Prishtina renditet e pesta me 38 pikë, katër më shumë se Malisheva që renditet e shtata.