Prishtina merr tri pikë në Drenas, Gjilani ndahet baras me Trepçën ’89

21 tetor 2020 | 16:16

FC Prishtina ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në ndeshjen kundër Feronikelit në Drenas, pasi fitoi me rezultat 1-2.

Gentian Muça shënoi në pjesën e parë për epërsinë e kryeqytetasve 0-1, por vendasit në fillim të pjesës së dytë e barazuan rezultatin me golin e shënuar nga Mendurim Hoti. Fitoren Prishtinës ia siguroi mesfushori Endrit Krasniqi që realizoi nga penalltia për 1-2.

“Nikli” vazhdon serinë e rezultateve negative, derisa trajneri Klodian Duro e regjistron humbjen e parë. Feronikeli është në pozitën e tetë me 6 pikë, kurse Prishtina ngritët në pozitën e dytë me 11 pikë.

Ndërsa Gjilani ka luajtur baras me Trepçën ’89. Pas kësaj ndeshje Gjilani zë vendin e pestë me 10 pikë, kurse 89-shi renditet në pozitën e gjashtë me 8 pikë të grumbulluara.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 2 milionë euro janë marrë ilegalisht nga Thesari i…