
Prishtina mëson kundërshtarin e radhës në Ligën e Evropës
18 qershor 2019
| 16:15
Skuadra nënkampione e Kosovës në futboll do të marr pjesë në garat e Ligës së Evropës.
Nëse Prishtina arrin të eliminojë St Josephin e Gjibraltarit në raundin parakualifikues të Ligës së Evropës, në raundin e ardhshëm e pret një përballje tejet e vështirë. Fjala është për skuadrën e Rangersit ku aktivizohet anësori shqiptar, Eros Grezda.
Ndeshjet e raundit të parë kualifikues zhvillohen më 11 dhe 18 korrik, me Prishtinën, që nëse kalon raundin aktual, do të jetë vendase në ndeshjen e parë.