Prishtina mëson kundërshtarin në FIBA Europe Cup
07 shkurt 2019
| 13:19
Pasi siguroi një vend në mesin e 16 ekipeve më të mira në FIBA Europe Cup, Z Mobile Prishtina ka mësuar rivalin me të cilin do të përballet në fazën e eliminimit në këtë garë evropiane.
Klubi nga kryeqyteti do të përballet me ekipin italian Pallacanestro Varese. Ndeshja e parë ndaj Vareses do të zhvillohet më 6 mars në Prishtinë ndërsa ajo e kthimit më 13 mars.
Ekipi Pallacanestro sezonin e kaluar e mbylli në pozitën e gjashtë të ligës italiane ndërsa është kampion i dhjetëfishtë i Italisë.