Prishtina mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve
Kampionia e Kosovës në basketboll, Z Mobile Prishtina ka mësuar kundërshtarin në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Prishtina do të ndeshet me skuadrën polake, Legia Varshava. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 17 shtator në Prishtinë, kurse ajo e kthimit më 20 shtator në Poloni.
Nëse skuadra e Prishtinës e kalon Legian e Varshavës, atëherë do të ballafaqohet me skuadrën ruse, Nizhny Novgorod. Ndeshjet ndaj skuadrës ruse do të zhvillohen më 26 dhe 29 shtator.
Nëse Prishtina e kalon edhe këtë kundërshtar do të luajë në grupe. “Bardhekaltrit” do të jenë në Grupin C. Në Grupin C do të luajnë Riga, Peristeri, Gaziantep, Tenerife, Cez Nymburk, Bamberg dhe fituesi Benfica/Groningen/Mornar. Pra, Benfica do të ndeshet me Groningen e më pas fituesi me Mornarin dhe fituesi kualifikohet ne Grupin C. Në grupe do të jenë 32 skuadra, që janë ndarë në katër grupe me nga tetë ekipe, ku katër të parat kalojnë tutje.