Prishtina mposht Besën, barazon me pikë Dritën lidere
Prishtina ka fituar ngushtë ndaj Besës në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit arritën të marrin tri pikë të plota falë golit të Ahmed Januzit në minutën e 29-të.
Në tabelën e Superligës, Prishtina ka 50 pikë duke barazuar liderin Drita që ka një takim më pak të zhvilluar.
Në këtë xhiro, Drenica fitoi 2 me 0 ndaj Flamurtarit për t’i ikur pozitave që çojnë në barazh, teksa Flamurtari thellohet në pozitën e parafundit me vetëm 15 pikë. Drenica ka 39 dhe është katër pikë para Vëllaznimit që është në pozitën e nëntë, që çon në barazh.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Llapi fitoi si mysafir i Lirisë, 1 me 2.
Mirlind Daku dhe Mentor Zhdrella shënuan për llapjanët, teksa Mevlan Zeka realizoi golin e vetëm për Lirinë. Në fund, Llapi mbeti me dy lojtarë më pak në fushë pasi Benjamin Emini dhe Egzon Shabani u ndëshkuamn me kartonë të kuq.
Llapi ka 45 pikë në pozitën e tretë në tabelë, teksa Liria është e katërta me 43.