Prishtina mposht Dritën, Malisheva Ferizajn
FC Prishtina e ka regjistruar një fitore të madhe të mërkurën si mysafire në Gjilan.
“Bardhekaltrit” e kanë mposhtur Dritën me rezultat 2:1, në derbin e xhiros së 12-të të “Albi Mall Superligës” së futbollit.
Gjilanasit kanë avancuar të parët falë golit të Princ Baldes, duke shënuar në minutën e 84’ të ndeshjes.
Por, skuadra e Ismet Munishit ka bërë një përmbysje të pabesueshme në minutat shtesë.
Fillimisht, rezultatin e ka barazuar Shefit Shefitin në minutën e 91’, kurse golin e fitores për Prishtinën e ka realizuar Leutrim Kryeziu nga penalltia në minutën e 93’.
Me këtë fitore, Prishtina ia ka shkaktuar Dritës humbjen e parë sezonale.
Fitore ka shënuar edhe Malisheva si mysafire e Ferizajt, duke shënuar plotë gjashtë gola. Golat për Malishevën i kanë shënuar Bleart Tolaj, Ilir Mustafa, Agron Xhaka, Ronald Sobowale (dy gola) dhe Fiton Hajdari.