Prishtina mposht Vjosën, Kastrioti fiton ndaj Trepçës
Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të dielën në kryeqytet, Prishtina mposhti Vjosën e Shtimes me rezultat bindës, 39:26. Oltion Beshiri i shënoi 9 gola për skuadrën prishtinase, derisa nga gjashtë i kishin Ylli Visoka, Enis Kuleta e Albi Gjuka.
Festim Mustafa i realizoi shtatë gola për Vjosën, ndërsa gjashtë i kishte Erblin Qerimi.
Prishtina është e katërta me tetë pikë. Vjosa ka katër pikë në vendin e gjashtë.
Të premten Kastrioti fitoi bindshëm ndaj Trepçës, 47:28. Alecssander Santos i kishte 11 gola për ekipin ferizajas, kurse 10 i shënoi Diolen Ajvazi. Amar Mujka i shënoi tetë gola për mitrovicasit, derisa nga 5 i kishin Butrint Miftari e Ermir Smaka.
Kastrioti është i dyti me 10 pikë. Trepça mbetet pa pikë në vendin e fundit.
Dy ndeshje janë shtyrë për shkak të sfidave evropiane të Rahovecit e Besa Famgasit.