
Prishtina mposhtet edhe nga Drenica, Dukagjini fiton ndaj Trepçës ’89
12 nëntor 2022
| 15:43
Drenica ka shënuar fitore ndaj Prishtinës, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës.
Golin e vetëm dhe të fitores për drenicakët e shënoi Ermal Veniqi, në minutën e 2’, të takimit.
Prishtina pas humbjes mbetet në vendin e katërt me 23 pikë, teksa Drenica kalon në pozitën e gjashtë me 20 sosh.
Në ndeshjen tjetër, Dukagjini e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat po ashtu 1-0.
Kështu skuadra nga Klina pas fitores pozicionohet në vendin e pestë me 21 pikë.