
Prishtina mposhtet nga Barcelona, eliminohet nga Liga e Kampionëve
15 janar 2021
| 20:02
Skuadra e futsalit Prishtina është mbajtur pak më mirë në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Barcelonës.
Në fund rezultati ishte 9:2 për Barcelonën që avancon në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Barcelona është kampione në fuqi, ndërsa ndaj Prishtinës, të premten mbrëma në Barcelonë, ishte superiore.
Esquerdinha realizoi dy gola në pjesën e dytë, ndërsa dy gola i shënoi edhe Povill. Orhan Ibishi shënoi golin e vetëm të kampiones kosovare në pjesën e dytë.
Prishtina në raundin preliminar kishte eliminuar Tiranën, ndërsa në 1/16 e finales, ashtu si pritej humbi thellë. Ndeshja u luajt në “Palau Blaugrana”.