
Prishtina mposhtet nga Malisheva
09 nëntor 2022
| 15:08
FC Prishtina ka pësuar humbje në përballje me Malishevën (2-1), në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe shënuan pas tre minutave nëpërmjet Drilon Hazrollaj. Në minutën e 20-të, Prishtina u rikthye në lojë me golin që e realizoi mesfushori Endrit Krasniqi nga penalltia, raporton “Epoka e re”.
Një minutë para fundit të kohës së rregullt, Malisheva shënoi golin e fitores ndaj skuadrës së drejtuar nga Ismet Munishi. Autor i golit ishte Medin Bajrami.
Pas kësaj ndeshje, Prishtina është në vendin e tretë me 23 pikë, kurse Malisheva në vendin e pestë më 18 pikë.